v
Published On: Sun, Sep 16th, 2012

Zbulohet filmi i parë me ngjyra në botë, që në vitin 1902 (VIDEO)


Deri tani, si më të vjetrat konsideroheshin xhirimet e Kinemacolor nga viti 1909. Por qenkemi gabuar. Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra.

Shiritat filmikë që i takojnë vitit 1902 kanë mbetur më shumë se një shekull të pa vënë re në arkivin e muzeut nacional të medias, njofton muzeu në Bradford.

Xhirimet në fjalë i takojnë fotografit dhe zbuluesit britanik Edward Turner, dhe tregojnë, veç tjerash, fëmijët e tij duke luajtur me luledielli dhe një peshk të artë.

Me këtë zbulim, xhirimet e Turnerit bëhen mëtë vjetrat në kolor. Deri më tash si më të vjetrat konsideroheshin ato të Kinemacolor nga viti 1909.

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]