v
Published On: Sun, Aug 12th, 2012

Skandaloze: Këngëtarja serbe e “kalli” Shkodrën (video)


Shokuese dhe e papranueshme. Gjatë të shtunës nëpër internet ka filluar të qarkullojë një video-xhirim i cili e ka për protagoniste këngëtaren serbe Irina Radic. Ajo shihet duke performuar në një prej koncerteve të saj verore, askund tjetër pos në qytetin që përfaqëson kulturën shqiptare – Shkodrën.
Indira ishte e ftuar që të performojë në Shkodër. Nga pritja e mirë ajo vet ishte befasuar, pasi shqiptarët bashkë me të këndonin këngët e saj. Por, edhe ajo u tregua mjaft “bashkëpunuese” me publikun, duke përshëndetur në gjuhën shqipe, para se të këndojë këngët e saj në gjuhën serbe.

Hyrja për koncertin e njëorësh të Indiras ishte 10 euro, ndërsa befasues është fakti se ambienti ishte i mbushur plot.

Ky xhirim tashmë ka shkaktuar shumë polemika.

Indira Radic është një prej këngëtareve më të njohura serbe të muzikës turbo-folk, ndërsa në Shqipëri ajo performoi së bashku me Jorgo Sekulicin. /Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]