v
Published On: Fri, Dec 16th, 2011

Shkodër, arrestohet, vrau babë e bir

 

Arrestohet nga policia një person i akuzuar për një vrasje të dyfishtë ndodhur 20 vjet më parë në Dukagjin të Shkodrës.

Dedë Hasanaj mësohet se ka rënë në pranga pas një aksioni te koduar “Snajper 3″, i cili zgjati 6 ore.

Policia kishte dështuar në arrestimin e këtij personi ne 13 operacione të organizuara për kapjen e tij. Sipas burimeve zyrtare i arrestuari është dënuar me 23 vjet burg për vrasjen e Zek Tonaj dhe plagosjen e Ndue Tonaj.

 Burimi: Top Channel

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]