Noizy, bën mbretin tatuazh (FOTO)

Reperi i popullarizuar Noizy, vazhdimisht sjell diçka të re.
Pas lajmeve për zënka me reperët e tjerë e pas realizimit të këngëve të reja, Noizy i ka shtuar trupit të tij edhe një tatuazh.
Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar fotografinë ku shihet tatuazhi i ri, figura e mbretit të shahut.
Komentet e bëra nga miqtë e tij, tregojnë se Noizy e pëlqen shumë lojën e shahut dhe se zakonisht kur luan, del fitues.
Në anën tjetër, reperi sot është nisur drejt Italisë, ku bashke me Afërdita dreshajn do të performojnë para publikut shqiptar atje. /VIPATIK.COM/









