Mos harroni: Nesër ndërrohet ora, një ore me shume drite
Rikthehet ora verore. Te dielën e fundit te marsit akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Kjo do te thotë se nesër, ne 25 mars do te flini një ore me pak por do te keni një ore me shume me drite.
Si rregull spostimi i akrepave behet ne orën 2 te mëngjesit dhe ne këtë rast ora shkon 3. Nga nesër dielli lind me herët dhe perëndon me vone. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar ne gjithë Evropën. Orët e shteteve evropiane nesër ndërrohen ne një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian ne vitin 1981. Norma evropiane përcakton ne mënyre te qëndrueshme datat e fillimit te periudhës se orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas. Ndryshimet bëhen te dielën e fundit te marsit dhe te dielën e fundit te muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qellim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita tani fillon te zgjatet dhe kulmin e saj e arrin ne solsticin e verës ne 22 qershor, me 15 ore dite dhe vetëm 9 ore nate.










