v
Published On: Thu, Sep 20th, 2012

Modeli tiranas zhvishet per Versace-n


Ledio Mehmeti, nje nga modelet me te suksesshem shqiptar, ka qendruar ne Kine, ku ka realizuar nje sesion fotografimi per revisten nderkombetare “1318″.

Ai eshte fotografuar per nje editorial te shtepise se njohur te modes, Versace, ne kuader te fushates reklamuese per koleksionet e reja te veshjeve. Mes fotografive eshte edhe nje ku Ledio ka shfaqur shume nga trupi i tij.
Modeli nga Tirana ka bere te ditur nepermjet rrjetit social Facebook, se “ky ka qene sesioni me i mire i fotografimit ne jeten e tij”.
Kjo nuk eshte pervoja e pare prej modeli ne Kine per Ledion, pasi edhe gjate vitit te kaluar ka qendruar per tre muaj ne Kine. Ai pati mundesine te sfilonte per firmat me te njohura atje dhe te pozonte per revisten prestigjioze “GQ Style”.
I lindur me 9 gusht 1992 ne Tirane, Ledio ka filluar modelizmin profesional para afro dy vitesh dhe deri me tani ka zhvilluar karrieren e tij mes Shqiperise, Kosoves, Kines e Italise.
Perveç modelizmit, Mehmeti pelqen shume edhe aktrimin qe madje e ka qellim serioz per te ardhmen e tij. Indeksonline.

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]