Mësuesja i dhuron nxënësit të saj, një natë seksi për ditëlindje

Mësuese që shkon në shtrat dhe bën seks të shfrenuar me një nxënës, sigurisht më të ri në moshë. Nuk është skenari i një filmi pornografik, por një ngjarje reale e cila ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
Në Houston, mësuesja 25 vjeçare Tiffany Michelle Amos që shikoni në këtë foto që sjell noa.al, i ka dhuruar nxënësit të saj një natë seksi për 17 vjetorin e lindjes së tij.
Gjithçka ka ndodhur në Westfield High Houston, shkolla në të cilën ajo punonte dhe ai studionte.
Siç bëhet e ditur nga e përditshmja britanike Daily Mail, të dy kishin patur raporte telefonike, por ajo ka pritur ditëlindjen e 17-të të djalit për të shkuar në shtrat së bashku me të, në mënyrë të tillë që të mos kishte probleme ligjore. Më herët ajo i dërgonte nxënësit të saj foto lakuriq të saj me email.
Kur në shkollë u zbulua kjo marrëdhënie klandestine mes mësueses së re dhe nxënësit, ajo u pushua menjëherë nga puna dhe aktualisht duhet të përgjigjet për ngacmimet ndaj minorenit dhe duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë dollarësh. r.b/noa.al









