v
Published On: Thu, Aug 2nd, 2012

Mbajtja e laptopit ne gjunje shkakton sterilitet


Steriliteti tek meshkujt është një faktor në rritje kohëve të fundit. Studimi i realizuar së fundmi dhe artikujt e ndryshëm shkencorë tregojnë se duhet qëndruar larg laptopëve me Wi-Fi dhe ndenjëset me ngrohës.
Pothuajse problemi i gjysmës së çifteve që nuk bëjnë fëmijë lind nga mashkulli dhe kjo mesatare sa vjen e rritet. Specialistët pohojnë se prodhimi i spermës tek mashkulli zhvillohet në një temperature 1 gradë më poshtë temperaturës normale të trupit. Me rritjen e temperaturës në zonën e organeve seksuale vihet re një ulje e numrit të spermatozoidëve, lëvizjes së cilësisë së tyre.
Edhe artikujt e ndryshëm të botuar në revista të ndryshme shkencore i cilësojnë laptopët dhe ndenjëset me ngrohës si vrasës të spermës.
Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në një nga revistat më prestigjioze për sa i përket riprodhimit “Fertility and Sterility” bëhet e ditur se nëse personi mban laptopin mbi këmbë pa një mbrojtëse, pas 11 minutave temperatura në këtë zonë rritet me 1 gradë. Po kaq rritet temperatura edhe nëse ulet me këmbë të hapura dhe me masë mbrojtëse pas 28 minutave. Edhe vendosja e një mbrojtëseje nën laptop nuk ndikon shumë në ndryshimin e rezultatit.
Ky është studimi i pare i cili është fokusuar mbi efektin që krijon tek sperma përdorimi i laptopëve të lidhur me një internet jo kabllor. Në fund të studimit është vënë re një ulje në numrin e spermatozoidëve, lëvizjen e tyre dhe rritje e spermës in-aktive. Krahas kësaj është vënë re një prishje e ADN-së në spermën e cila ndodhej më afër kompjuterit të lidhur me Wi-Fi.
Qëndroni larg ndenjëseve me ngrohje
Një studim i ngjashëm është zhvilluar edhe tek ndenjëset me ngrohje të makinës. Sipas këtij studimi ngrohtësia e ndenjëseve rrit me 2 gradë temperaturën në zonën e organeve seksuale.
Edhe personat të cilët punojnë nën një temperature të lartë si bukëpjekësi apo punonjësit në industrinë e hekur-çelikut dhe shoferët të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë ndenjur janë më të rrezikuarit për sa i përket shfaqjes së sterilitetit.

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close Ad]