Lind kur ishte në koma, zbulon se ishte nënë pas 4 muajsh kur u zgjua

Historia e pabesueshme dhe për fat e suksesshme, ka ndodhur në afërsi të Londrës.
Atje ku Emma Mynors, një grua shtatzënë, ka lindur ndërsa ishte në koma për shkak të një forme të ashpër pneumonie.
Shtatzënia e saj kishte ecur përpara pa komplikime, derisa i erdhi papritmas një ftohje e keqe.
23-vjeçarja britanike, ka reaguar e lumtur teksa është zgjuar nga koma pas katër javësh dhe u gjend para disa infermiereve që i treguan një bebe të vogël: Ishte vajza e saj… /NOA.AL/









