Kryeprokurorja Ina Rama siç nuk e keni pare ndonjehere (FOTOT)
Për të gjithë ata që mendojnë se me mbarimin e verës mbaruan dhe imazhet se se ksi në gazetën tonë, ja ku po vijmë për t’ju demonstruar të kundërtën. Dhe kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë këngëtare e cila imazhet e saj seksi i ka servirur me kohë në klipe dhe nuk ka ndonjë gjë të re për të parë. Po flasim për një personazh për të cilin kurioziteti është mjaft i madh, për ta parë në një version informal, lëre pastaj në plazh! E kemi ndjekur këmba-këmbës për të pasur këto foto që po botojmë këtë herë në faqet e “Panorama plus”, por shpesh kemi dështuar. Kryeprokurorja Ina Rama është një person shumë i kujdesshëm, që askush të mos mësojë detaje të jetës së saj jashtë profesionit, dhe aq më pak të ketë në qarkullim imazhe të saj mbi këtë pjesë të jetës që ajo e ruan me fanatizëm. (panorama.com.al)













