Konferenca për shtyp e reperit shqiptar, Unikkatil (VIDEO)

Unikkatili ishte i kufizuar në përgjigjet e tij dhe pyetjet nga gazetarët nuk ishin të shumta, megjithëse entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm, pasi Viktori vjen për herë të parë në Kosovë.
Pos tjerash, organizatorët konfirmuan se do të ketë forca të mëdha të sigurisë, si nga ana e policisë, ashtu edhe nga Besa Security. Kur flasim për siguri, Unikkatili tha se ai ndihet mjaft i sigurt.
“Unë ndihem mjaft i sigurt. Sigurinë e lartë në stadium nuk e kam kërkuar unë, por ma ka ofruar kompania POWOW. Unë ndihem i lirë, pse të mos jem, jam në vendin tim”, tha ai.









