v
Published On: Sat, Aug 4th, 2012

Keni marrë borxh? Lexoni këshillat që ju ndihmojnë të mos çmendeni


Në këtë kohë krize, ku shumë njerëz kanë marrë kredi bankare…
ose borxh te njerëzit e tyre, specialistët e psikologjisë në botë japin “dialogun” e këshillave që të mos kaloni stres dhe vuajte mendore.

Dhjetë pika me rëndësi në rast se je në borxh:

1. Bëjeni një pamje të përgjithshme për borxhet tuaja. Në rast se ju mungojnë të dhëna për borxhet, kontaktoni me kreditorin tuaj, që do të thotë me ata të cilëve ju keni marrë borxh dhe kërkoni detajet e borxhit. Njoftoni ata për gjendjen tuaj.

2. Mundohuni të kuptoni se çka mund të ndodhë në rast se nuk i paguani borxhet e ndryshme.

3. Zgjidhni se cilat shpenzime duhet të paguhen fillimisht.

4. Bëni një përmbledhje ekonomike. Shkruani një listë me të ardhurat e juaja dhe shpenzime të domosdoshme. Llogaritni se sa para ju mbeten për të paguar borxhet.

5. A keni kredi kundrejt një garancie? Kontaktojeni kreditorin dhe njoftojeni për vështirësitë e juaja në lidhje me pagesën.

6. Mendoni se si mund të veproni që të ndryshoni. A keni mundësi që t´i rrisni pagat apo të zvogëloni shpenzimet? A keni ndonjë pasuri që mund ta shisni? Makinën? Mos ndoshta është e domosdoshme që të shisni shtëpinë apo të drejtën për strehim?

7. Përpiloni një plan se si mund të paguani sa më shumë që është e mundur nga borxhet e juaja.

8. Negocioni me kreditorin e juaj.

9. Mbyllni kartelat e kredisë dhe shkatërroni kartelat. Mos merrni borxhe tjera që të paguani kamatat dhe shlyerjet e borxheve të reja.

10. Drejtohuni te këshilltarët e specializuar të buxhetit dhe të borxheve në rast se keni nevojë për ndihmë.

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]