Ka vdekje të llahtarshme, një prej tyre është kjo

Një motorist ka pësuar një fund të llahtarshem pasi u aksidentua nga një kamion me zift të nxehtë që përdorej për shtrimin e rrugëve. Ngjarja ndodhi në provincën kineze Yuhuan Zhejiang kur një kamion përplasi me fuqi një motoçikletë që po udhëtonte me shpejtësi të madhe. Në momentin që drejtuesi i mjetit tentoi të devijonte motoçikletën, kamioni është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë u derdh gjithë lënda, zift i nxehtë dhe tonelata të tëra ranë në rrugë. Dëshmitarët pohuan se pati disa ulërima që dëgjoheshin nga poshtë ziftit dhe më pas heshtje. Ata vunë re që mungonte drejtuesi i motoçikletës dhe nisën nga puna për largimin e ziftit. U desh shumë punë të gjenin trupin e të riut që u gjend i pajetë dhe i djegur nën zift. (balkanweb)









