Ja 7 gabimet që prishin një marrëdhënie në çift

Psikologët e një universiteti amerikan kanë kryer së fundmi…
një studim rreth gabimeve që shkaktojnë prishjen e lidhjeve mes çifteve.
Të kesh një marrëdhënie të sukseshme dhe ta ruash atë, është e vështirë pasi kërkon gjithnjë e më shumë rritje të përkushtimit dhe
dashurisë ndaj partnerit. Por mund të ndodhë që dhe lidhjet më të forta e gjejnë veten në një rrugë pa kthim. Ja cilat janë 7shenjat që ndikojnë negativisht në marrëdhënie:
1.Pabesia
Njerëzit mashtrojnë për një sërë arsyesh që jo domosdoshmërisht nënkupton tërheqjen ose interesin në dikë tjetër. Mashtrimi është një përgjigjje ndaj diçkaje që mungon në kuadër të marrëdhënies, më shumë se sa është në lidhje me komoditetin, lakminë apo pavendosmërinë.
2.Abuzimi
Kur një marrëdhënie përfshin dhunën fizike, emocionale apo psikologjike, është e sigurt nuk ka mbetur asnjë gjë tek ajo. Çdo marrëdhënie që është e dëmshme nuk ia vlen të shpenzosh lot.
3.Mungesa e sinqeritetit
Ngandonjëherë gënjeshtrat e vogla, bëhen më të rrezikshme se ato të mëdhatë. Ju nuk mund të ndërtoni një bazë të qëndrueshme për gjithë jetën në qoftë se marrëdhënia është ngritur mbi të çara të vogëla të pandershmërisë.
4.Mungesa e respektit
Mungesa e respektit ndaj partnerit mund të marrë forma të ndryshme e cila ka efekte negative në personalitetin e tij ose të saj.
5.Mungesa e mbështetjes
Një nga arsyet e rëndësishme ndër të tjera e të qënit në lidhje është të pasurit e mbështetjes të njeriut që ke në krah sa herë është e nevojshme. Mungesa e mbështetjes çon në funksionimin jo të sukseshëm të lidhjes duke funksionuar secili në plan individual.
6. Mungesa e dëshirës për të komunikuar apo dëgjuar.
Një nga elementet jetikë për çdo marrëdhënie. Të mos dëgjosh apo komunikosh në çift e bën një lidhje false dhe e çon drejt dështimit. Kushdo ka nevojë të dëgjohet dhe të shprehet.
7. Mungesa e sigurisë
Kur ju jeni duke ndërtuar jetën me dikë është e rëndësishme që partneri të japë siguri Partneri juaj duhet të jetë vetëm i tillë, jo zëvendësim i nënës apo babait.









