I dëmshëm?! …nga bima e duhanit vaksinë kundër sëmundjeve

Molekula kundër AIDS, vaksina kundër sëmundjeve vijnë pikërisht nga bima e duhanit, ndonëse ai cilësohet i dëmshëm.
Studimet për këtë zbulim po zhvillohen në Napoli dhe objektivi kryesor është bima e duhanit dhe molekulat që përmban kjo bimë, shpjegon Manuela Rigano nga Universiteti Federico II., e cila sqaron se duhani është lehtësisht i kultivueshëm dhe në gjendje për të sjellë dobi në organizmin e njeriut.
Sipas studiuesve, siç raporton noa.al, ndër molekulat më të vlefshme në bimën e duhanit janë ato kundër AIDS, ku nëpërmjet stimulimit me anë të një geni të virusit HIV stimulohet prodhimi i proteinës së quajtur Gag, e cila konsiderohet si proteinë kryesore në luftë kundër virusit vdekjeprurës.
Sakaq po këta studiues theksojnë se nga bima e duhanit mund të prodhohet edhe betakarotinë.
Studime të veçanta të cilat po kryhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë me dije se po përdoret bima e duhanit për të prodhuar vaksinë kundër prishjes së dhëmbëve, si dhe kundër kancerit në gojë.
a.y/noa.al









