Gjyshja i pret duart mbesës 8-muajshe

Ky në fakt, është një nga ato lajme, që nuk do të donim t’i lexonim ndonjëherë.
Por janë gjëra që ndodhin, e këtë herë, në Kinë, në provincën Shandong të saj, ku një gjyshe për një arsye ende të pashpjegueshme i ka këputur duart mbesës së saj vetëm 8 muajshe.
Tashmë foshnja e vogël gjendet në spital dhe është duke u përpjekur të shërohet.
Tragjedia ndodhi kur gjyshja ishte duke u kujdesur për të, pasi prindërit kishin shkuar në punë.
Nuk dihet ende përse gjyshja e ka ndërmarrë një veprim të tillë, por është dashur ndërhyrja e një fqinje, që ta rrëmbejë beben e vogël dhe ta çojë direkt në spital, për ta shpëtuar nga vdekja.
Tashmë mjekët kanë kryer një operacion 12 orë të gjatë, në përpjekje për t’i bashkuar duart e prera të foshnjës.
Por edhe vetë gjyshja paraqitet shumë rëndë ndërkaq, pasi tentoi që të vriste veten dhe mjekët janë duke e shpëtuar edhe atë. /NOA.AL/









