v
Published On: Wed, Jul 18th, 2012

Foshnja lind e deformuar, babai e varros të gjallë nga turpi


Një vajzë pakistaneze, vetëm dy ditë pasi ka lindur, u varros e gjallë nga babai i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Khaneval, ndërsa protagonisti i saj ka dhënë argumentimin se u ndje i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, pasi fëmija i tij ishte aq e shëmtuar sa nuk shihej dot me sy nga askush.

Chaand Khan, e pranoi vrasjen e foshnjës para policisë, duke konfirmuar se e bëri për ta mbrojtur atë nga një jetë me paragjykime që e priste më pas.

Sipas një rindërtimi paraprak të çështjes, Khan, pasi e ka parë beben në spital, njoftoi njerëzit e familjes dhe miqtë që ajo kishte vdekur dhe se kishte organizuar një funeral. Por gjatë tij, foshnja filloi të qajë duke i surprizuar të pranishmit.

I vendosur për ta përfunduar ‘projektin e tij’, ai i kërkoi mjekut që t’i fuste një shiringë me helm. Por ky i fundit nuk e pranoi një gjë të tillë.

Gjithsesi, ai e vuri në jetë planin e tij, i vetëm, natën në varreza, ndërsa të shoqen e kishte ende në varreza, duke ia marrë me çdo kusht jetën vajzës së tij. /noa/

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]