Forca e dashurisë, historia e miqësisë së peshkatarit me krokodilin

Në Kosta Rika, shumë vite më parë, një peshkatar i quajtur Chito gjeti një krokodil të plagosur në sy, qëlluar nga dikush që e kishte lënë atë duke vdekur në brigjet e lumit. Chito e ngjiti në barkë dhe e çoi në shtëpinë e tij ku u kujdes për të për disa muaj, duke u ushqyer dhe ndihmuar atë deri sa shëruar plotësisht.
Emri i kafshës është Pocho. “Unë kam qenë me Pocho kur ai ishte i sëmurë, duke fjetur pranë tij. Doja të ndihej i rrethuar me dashuri dhe të perceptonte se jo të gjithë njerëzit janë të këqij, -thotë Chito.- E kam ndjekur shumë, duke qenë me të çdo ditë. I dua të gjitha kafshët, sidomos ato që kanë vuajtur”.
Kur Pocho u shëruar Chito e çoi atë në një pellg pranë shtëpisë së tij, por krokodili doli nga uji dhe e ndoqi deri në shtëpi.
Chito dhe Pocho jetojnë së bashku prej 20 vjetësh, gëzojnë dhe luajnë së bashku.
Chito ka treguar vetëm historinë e tij për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me mizoritë ndaj kafshëve.
“Ai është miku im, unë nuk dua ta trajtoj atë si një skllav ose ta shfrytëzoj”,- thotë Chito.- “Unë jam i lumtur që e kam shpëtuar atë dhe ai është i lumtur me mua, sepse ai ka gjithçka që ka nevojë”.











