v
Published On: Thu, May 31st, 2012

E rrallë, del në shitje varri i Elvis Presley


Të varrosesh në të njëjtin varr ku ka qëndruar për disa muaj Elvis Presley tani është e mundur. Qendra muzeale në varrezat e Forest Hill në Memphis ku Elvis Presley u varros pas vdekjes së tij në vitin 1977 do të dalë në shitje muajin e ardhshëm nga Julien’s Auction në Beverly Hills.

Varri i parë i këngëtarit kap çmimin fillestar 100 mijë dollarë, ku përfshihen edhe shpenzimet e funeralit.

“Besoj se për fansat e Elvis është një mundësi e mirë për të thënë ‘Po do të varrosem në të njëjtin vend me të”, u shpreh Darren Julien, administratori i shtëpisë së shitjeve, raporton noa.al.

Varri i këngëtarit do të dalë në shitje së më 23 dhe 24 qershor, ndërsa bashkë me të do të dalë në shitje një fustan i veshur nga Amy Winehouse në videon “Rehab” dhe një paketë cigaresh e autografuar nga Beatles.

a.y/noa.al

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]