v
Published On: Tue, Aug 7th, 2012

“Biznes ” familjar në Tiranë, burri i gjente bashkëshortes klientë për se ks

Mjaftoi largimi i gruas për disa muaj nga shtëpia që ajo të ushtrojë prostitucionin …

dhe kur u kthye në shtëpi burri nuk u shqetësua aspak që ajo ishte prostitutë,por i propozoi bshkëshortes që të bashkëpunonin duke i gjetur asaj klientë.

Bëhet fjalë për çiftin Adriatik dhe B, Kasa,të cilët kishin dy fëmijë nga martesa e tyre.Një mëngjes të bukur gruaja e tij u zhduk bashkë me dy fëmijët dhe burri u shqetësua.Kur shkoi tek familjarët e saj në një fshat në afërsi të Tranës të pyeste,ata i thanë se ajo la fëmijët aty dhe iku.


Disa muaj më pas,burri mundi të kontaktonte me bashkëshorten e tij,e cila i tha se ishte në qytetin bregdetar të Sarandës,ku dhe “punonte”.

Ai i kërkoi asaj të kthehet në shtëpi dhe gruaja u kthye dhe sapo arriti në kryeqytet i tha burrit se punonte si prostitutë.

Atëherë burri e pa si “biznes” me interes dhe i propozoi gruas që të bashkëpunonin dhe ky ti gjente klientë.

Pas pak kohësh duket se nuk shkuan punët ashtu si i planifikuan dhe bashkëshortja denoncoi në polici burrin e saj për dhunë. Gjatë gjykimit Kasa ka pranuar krimin e kryer, dhe Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 4 vjet e 8 muaj burg.

Komento

You must be Logged in to post comment.





[Close]