Baloteli: Rafaela më zhgënjeu

Mario Baloteli ka folur për herë të për historinë e fëmijës me Rafaela Fikon, duke hedhur dyshime të forta se ai nuk është babai. Nëpërmjet një deklarate, sulmuesi i Italisë ka deklaruar se nuk e mori Rafaela në telefon, por ai vetë, pasi kishte dëgjuar në shtyp lajmet për shtatzaninë.
“Nuk doja të flisja për këtë çështje private, por jam i detyruar të ndërhyj, – tha Baloteli nëpërmjet një deklarate për mediat. – Historia ime me Rafaela Fikon ka mbaruar që në fillim të prillit dhe që atëherë as jemi frekuentuar e as jemi parë më. Ajo e di mirë që nga momenti që jemi ndarë, se as kam patur dhe as kam ndërmend të kthehem më me të. Disa ditë më parë dëgjova nga persona të tretë se ajo ishte shtatzënë. Për këtë vendosa ta kontaktoj dhe ajo pas pyetjes sime, më pohoi që ishte e vërtetë. Jam shumë i zhgënjyer, sepse nuk mendoj që është normale të mos di asgjë deri në muajin e katërt. Unë do të marr përsipër përgjegjësitë pasi të marr provat që jam babai i fëmijës”, shton ai. (BALKANWEB)









